Regjistrimi shtyhet për në shtator, Zaev thotë se ka miratimin e Ahmetit dhe Kasamit


Regjistrimi i popullsisë në terren do të shtyhet për në shtator. Dy liderët e partive politike maqedonase Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski në takim ranë dakord që prioritet duhet t’i jepet imunizimit të popullsisë.

Regjistrimi fizik sigurisht që është më i rre*zikshëm se regjistrimi elektronik. Prandaj fillimisht pranuam që të lejojmë të bëhet imunizimi masiv, veçanërisht imunizimi I regjistruesve. Këmbëngulja e liderit të opozitës se imuniteti fitohet pas vaksinës së dytë është në rregull, nëse kjo nënkupton thirrje nga ana e tyre për t’u regjistruar dhe nëse nënkupton mbështetje të rezultateve të regjistrimit. Treguam mirëkuptim”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Kryeministri kishte ndryshuar qëndrimin e deritanishëm kur thoshte se shtyrja e regjistrimit për disa muaj nuk do të sillte ndonjë ndryshim sa i takon situatës me virusin. Mickoski në takim kishte marrë zotimin nga Zaev që numri më i madh i vaksinave në vend priten në muajt prill dhe maj.
U informova se gjatë muajit prill, nëpërmjet programeve të ndryshme pritet që në vend të arrijnë rreth 350 mijë vaksina me të cilat do të fillojë procesi i imunizimit masiv i popullsisë.

Pas asaj, edhe vaksina të tjera në muajin maj, që do të jenë diku 2 milionë doza, që është e mjaftueshme për vaksinimin e më shumë se 1 milion qytetarëve që do të vaksinoheshin gjatë periudhës që vjen”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Partitë politike do të gjejnë zgjidhje ligjore për shtyrjen e datave të zbatimit të regjistrimit në terren që parashihej të fillonte në prill, për në 5 deri 30 shtator. Regjistrimi elektronik i diasporës i cili ka filluar më 1 mars do të vazhdojë të vlejë dhe do të mbetet i hapur deri më 30 shtator.

Zaev deklaroi se nuk synojnë ndryshimin e metodologjisë së regjistrimit dhe as dispozitave të tjera të ligjit, përveç atyre që kanë të bëjnë me afatet.
Për këtë vendim Zaev deklaroi se ishte konsultuar edhe me Presidentin Stevo Pendarovski, kreun e Entit Shtetëror të Statistikës Apostoll Simovski, kreun e B DI-së Ali Ahmeti dhe atë të Besës Bilall Kasami.

https://www.youtube.com/watch?v=A6IVkCUlZh0

Baby Boo