REGJISTRIMI PROVË NË PËRFUNDIM, ESHS GATI PËR REGJISTRIMIN ZYRTAR (VIDEO)


Nesër, më 30 qershor duhet të përfundojë regjistrimi provë i popullsisë, të cilin Enti shtetëror i statistikave ka filluar ta zbatojë në 13 komuna. Kjo provë ka filluar më 10 qershor të këtij viti, edhe pse ligji për regjistrimin e popullsisë, edhe pse me flamur evropian akoma nuk është miratuar në Kuvend. Arsyeja kryesore për prolongim të debatit kuvendor dhe miratimit të këtij ligji, janë mospajtimet mes pushtetit dhe opozitës.

Në prag të regjistrimit që pas një pauze 18 vjeçare duhet të realizohet në vitin 2020,  Enti shtetëror i statistikave ka bërë një vlerësim për numrin e banorëve dhe për rrjedhat demografike. Sipas vlerësimit të popullatës, deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut jetojnë 2 milion e 77 mijë e 132 banorë, që është për 0,6 përqind më shumë se në vitin 2013 dhe për 1.4 përqind më shumë se në vitin 2008.

Të dhënat statistikore thonë se popullata në shtet çdoherë e më shumë po plaket, gjegjësisht në periudhën 2008-2018  pjesëmarrja e popullatës së re prej zero deri në moshën 14 vjeçare, është ulur nga 18.1 përqind në 16,4. Ndërsa pjesmarrja e popullatës së moshuar mbi 65 vjeçare, është rritur nga 11, 5 në 14,1 përqind. Sipas këtyre vlerësimeve, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2018 sipas Entit Shtetëror të Statistikave, numri i të lindurve është ulur për 7 përqind, ndërsa shkalla e natalitetit për 0,9 përqind. Të dhënat thonë se është rritur edhe shkalla e mortalitetit e cila në vitin 2018 shënon 9,5 përqind.  Në periudhën nga viti 20018 deri në vitin 2018 është shënuar ulje e numrit të martesave për 8,2 përqind dhe është rritur numri i shkurorëzimeve për 34 përqind.
Aktivitetet në terren për regjistrimin provë të popullsisë zbatohet në 32 rrethe regjistruese në territorin e 13 komunave në shtet. Qëllimi kryesor i kësaj prove, sipas entit shtetëror të statistikave, po bëhet me qëllim të testimit të përgatitjeve metodologjike, organizative të qasjes së re të kombinuar metodologjike. Regjistrimi provë realizohet për nevoja statistikore dhe nga ajo nuk do të dalin të dhëna, por vetëm informacione për përgatitjen operative-teknike të të gjitha instrumenteve për realizimin e këtij operacioni që do të realizohet në vitin 2020.

 

https://youtu.be/PCOGjne8Q1c

Baby Boo