Regjistrimi, LSDM-ja kërkon përfshirjen e të gjithë qytetarëve, brenda dhe jashtë vendit


Keqpërdorimi i regjistrimit të popullsisë nga ana e VMRO-DPMNE-së për çështje politike është i papranueshëm për LSDM-në. Një ditë pasi Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE-ja, deklaroi se vendit i nevojitet vetëm regjistrim i popullsisë rezidente, Kostadin Kostadinov nga LSDM, thotë se që ky proces është statistikor dhe e ftoi Gjorçevin të kontribuojë në përpilimin përfundimtar të ligjit në Kuvend.

Nuk guxojmë që regjistrimin si operacion statistikor të përpiqemi, që në ç’do mënyrë ta bëjmë operacion politik. Pres që edhe VMRO-DPMNE do ta mendojnë këtë dhe do ta kuptojnë esencën dhe nevojën e realizimit të regjistrimitë. Dhe nëse kanë propozime eventuale në suaza të bisedimeve dhe debatit në Kuvend, për diçka që mendojnë se mund të jetë e shfrytëzueshme por në interes të përmirësimit të gjitha atij operacioni statistikor, ne jemi të gatshëm të diskutojmë, por në suaza të Kuvendit- deklaroi Kostadin Kostadinov, LSDM.

Nga LSDM shprehen optimist se Ligji për regjistrim do të miratohet brenda afateve të duhura. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrija Rashidi, thotë se regjistrimi pa diasporën është i papranueshëm. Ai shton se nuk i besojnë as Entit të Statistikave.

Kemi vërejtje edhe në këtë ligj. Vërejtjet janë sidomos në aspekt të organizimit të ndarjes së zonave zgjedhore, në aspekt të prëfshirjes së shqiptarëve në këto zona dhe sidomos mosbesimi tek Enti shtetëror statistikor që ka përsipër të realizojë këtë proces, aq më tepër që bëhet fjalë për një institucion nga i cili shqiptarët me vite kanë qenë të përjashtuar- deklaroi Syria Rashidi, ASH.

Nga Lëvizja BESA deklarojnë se nëse pushteti nuk i merr parasysh vërejtjet e opozitës shqiptare, shtetit mund të hyjë në krizë.

Nëse në MV nuk do të merren parasysh këto vërejtje, frigohemi se MV mund të hyjë në një krizë të thellë politike, gjithashtu edhe ndëretnike, e cila do e kthejë shtetin mbrapa rrugës së integrimeve euroatlantike- tha Sedat Ramadani, Lëvizja BESA.

Nga Enti shtetëror i Statistikave, dje thanë se regjistrimi provë në 13 komuna, ka përfunduar me sukse dhe porositën partitë politike që të gjejnë gjuhë të përbashkët për Ligjin. Regjistrimi i popullsisë duhet të realizohet në prill të vitit të ardhshëm.

Baby Boo