Regjistrimi i popullsisë në prill të vitit tjetër? (VIDEO)


Regjistrimi i popullsisë u njoftua të ishte ndër prioritetet edhe të kësaj Qeverie por deri tani nuk ka nismë zyrtare në Kuvend për miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë në prill të vitit 2021. Propozim-ligji që nuk gjeti mbështetje në Kuvend gjatë mandatit të kaluar, pritet të dorëzohet përsëri në procedurë parlamentare.

Miratimi i tij sipas pushtetit duhet të bëhet, e shumta deri në fund të vitit por nuk potencohet saktë se kur do ta dorëzojnë në Kuvend. Enti shtetëror i statistikës, si institucion që duhet të zbatojë regjistrimin, thotë se një pjesë e përgatitjeve janë bërë që vitin e kaluar, meqë regjistrimi fillimisht ishte planifikuar të bëhej në prill të 2020-tës. Megjithatë zëvendësdrejtori Zirap Ademi thekson nevojën për miratim më të shpejtë të ligjit.

Baby Boo