Regjistrime në shkollat e mesme, paraqitja sipas rendit alfabetik të mbiemrit


Prej sot e deri më 18 qershor do të zbatohet aplikimi i parë nga afati i qershorit për regjistrim në vitin shkollor 2020/2021, sipas kritereve të përcaktuara në Konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për regjistrimin e nxënësve të vitit të parë në shkollat ​​e mesme publike për mësim në shkollë të mesme gjimnaziste, profesionale, art dhe për arsim të mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

Regjistrimi do të organizohet dhe do bëhet në përputhje me udhëzimet nga Protokolli i miratuar nga Qeveria me rekomandimin e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive, i cili u përcillet të gjitha shkollave.

Sipas protokollit, dokumentet dorëzohen sipas rendit alfabetik të mbiemrit, ndërsa oraret e shkollave duhej të publikoheshin brenda ditës së premte, më së voni. Bartja e maskës ​​mbrojtëse, distancë prej dy metrash dhe dezinfektimi është i detyrueshëm. Shkollat ​​janë të obliguara të sigurojnë radhë dhe numër të kufizuar të nxënësve që hyjnë në shkollë në të njëjtën kohë për të paraqitur dokumente. Nuk lejohet shoqërimi nga ana e prindit/kujdestarit, përveç me ndonjë arsyetim.

Regjistrimi do të jetë sot, nesër dhe të enjten (16, 17 dhe 18 qershor) nga ora 07:00 deri në ora 19:00, si dhe më 19 qershor nga 07:00 deri në ora 13:00. Shkollat, ​​në të cilat numri i nxënësve të regjistruar në vitet e fundit është më i vogël se numri i parashikuar në konkurs, mund të organizojnë regjistrimin e nxënësve vetëm sot dhe nesër. Renditjet me nxënës të regjistruar do të publikohen më 19 qershor pas orës 15:00.

Edhe në shkollat ​​e mesme për art, regjistrimi i nxënësve është sot dhe nesër, ndërsa më 18 dhe 19 qershor do të organizohet provim kualifikimi në përputhje me protokollet e miratuara.

Sipas udhëzimeve të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shkollat ​​kishin detyrim që brenda periudhës së përcaktuar (nga ora 07:00 deri në ora 19:00 për tre ditët me rradhë, si dhe nga 07:00 deri në ora 13:00 më 19 qershor), të përcaktojnë periudhën e brendshme kohore për marrjen e dokumenteve, përgatitjen e oraret e pranimit të dokumenteve në rend alfabetik me mbiemër dhe ato do të publikoheshin në vend publik në shkollë deri të premten.

Nxënësit të cilët do të regjistrohen në shkollat ​​e mesme, së bashku me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të specifikuar në konkurs duhet të sjellin dhe aplikim/paraqitje që mund të shkarkohet nga faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, http://www.mon.gov.mk.

Formulari i aplikimit është në dispozicion në katër gjuhë (mësimdhënie) – shqip, maqedonisht, turqisht dhe serbisht. Nevojitet që secili nxënës ta shtyp, plotësojë dhe dorëzojë atë në shkollë së bashku me dokumentet e tjera.

Sipas afateve të konkursit, aplikimi i dytë dhe regjistrimi është më 24 dhe 25 qershor, ndërsa aplikimi i tretë do të bëhet më 29 qershor.

Baby Boo