Regjistri Qendror: “Nuk ka asnjë ankesë për emrin e klubit bullgar” (VIDEO)


Regjistri Qendror njofton se që nga dita e themelimit të shoqatës më 15 mars 2019, deri sot nuk është paraqitur asnjë ankesë kundër vendimit për regjistrim të themelimit të saj. Ndërkaq, kërkesa për regjistrimin e themelimit të shoqatës qendra kulturore “Ivan Mihajlov” – Manastir në Regjistrin Qendror siç njoftojnë ato, është dorëzuar nga personi Ljupço Gjorgievski më 13.03.2019. Pas kompletimit të dokumentacionit, ajo është themeluar dy ditë më vonë.

Regjistri Qendror
“Regjistri Qendror vlerësoi se në qëllimet e shkruara dhe programin e veprimit nuk ka elemente që synojnë përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues, nxitje dhe thirrje për agresion ushtarak dhe nxitje të urrejtjes ose intolerancës kombëtare, racore ose fetare, nuk ka aktivitete të lidhura me terrorizmin, nuk ndërmerren veprimtari të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën ose ligjin dhe as nuk cenohen liritë dhe të drejtat e personave të tjerë”. Më tej sqarojnë se çka përmban Ligji për Shoqata dhe Fondacione në vendin tonë.

Regjistri Qendror
“Se çka përmban në emrin e organizatës me nenin 8 dhe 9 në Ligjin për Shoqata dhe Fondacione. Në paragrafin 4 ligji 8 është e vërtetuar se për çështjet që nuk rregullohen me këtë ligj ndryshojnë dispozitat nga ligji me të cilin rregullohet emri i shoqërisë aksionare”.
Ata poashtu bëjnë me dije se është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese heqja ose anulimi i Statutit të programit të shoqatës, nëse vërteton se të njejtat nuk janë në pajtim me Kushtetutën ose Ligjin.

Baby Boo