Regjistohen disa lëkundje të tërmetit në vend


Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup mëngjesin e sotëm ka regjistruar një seri tërmetesh me epiqendër 50 km në jugperëndim të Shkupit, me origjinë nga zona e epiqendrës Gostivar – Tetovë.

Sipas Observatorit Sizmologjik, gjithsej janë ndjerë pesë tërmete, respektivisht në orën 1:36 pas mesnate janë ndjerë lëkundje me intensitet prej 3.5 shkallëve sipas Rihterit, në ora 2:29 të mëngjesit është regjistruar lëkundje prej 3.2 në shkallëve sipas Rihterit, kanë vijuar lëkundje prej 3.1 shkallëve sipas Richter në ora 2:48.

Në ora 3:39 është regjistruar dridhje prej 2.6 shkallëve sipas Rihterit, ndërsa në orën 7:44 është regjistruar tërmet me intensitet 3.7 sipas shkallës Rihter.

Baby Boo