Regjimi bjellorus ka nisur su*lm hibrid në kufirin e BE


Presidenti polak, Andzhej Duda në konferencën e sotme për shtyp në Shkup falënderoi presidentin Stevo Pendarovski për mirëkuptimin në lidhje me krizën e migrantëve në kufijtë e Polonisë. Duda thotë se situata është rëndë, ndërkaq shpreson që autoritetet e Bjellorusisë do të ndalojnë valën e migrantëve drejt vendeve të BE-së.

“Është fakt se regjimi bjellorus ka lansuar sulm hibrid në kufirin e BE-së dhe NATO-s, me shtete të cilat në mënyrë të barabartë janë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po flas për Poloninë, Letoninë, dhe Lituaninë. Gjithashtu është fakt se sulmi më i ashpër po bëhet në kufirin me Poloninë. Ne po mbrojmë NATO-n dhe BE-në. Po mbrojmë këto vende nga emigrimi ilegal. Dua të falënderoj presidentin e Maqedonisë së Veriut, për mirëkuptimin si kryetar i njërit prej vendeve anëtare të NATO-s”, tha mes tjerash Duda.

Baby Boo