Regjim i ri i energjisë termike në Shkup: radiatorët do të nisin ngrohjen nga ora 3 e mëngjesit


Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi ndryshimin e Rregullores së rrjeteve për shpërndarjen e energjisë termike për ngrohje të Balkan Energji DOOEL Shkup, me të cilin BEG-u mund të fillojë më herët me shpërndarjen e ngrohjes në sistemin distributiv.

“Në fillim të sezonit të ngrohjes, BEG në disa objekte ka kryer test provë përmes optimizimit të dërgimit të energjisë termike. Me regjimin e ri, radiatorët do të nisin ngadalë ngrohjen nga ora tre e mëngjesit për të arritur temperaturën e parashikuar nga ora 6 deri në 22. Mënyra e optimizuar e dërgimit do të rrisë cilësinë dhe komoditetin e jetesës. Temperatura e paraparë nga ora 6 deri në 22 është e garantuar, ndërsa faturat do të mbeten të njëjta”, tha Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit.

Regjimi i ri i optimizuar i shpërndarjes së nxehtësisë do të kontribuojë në uljen e lëkundjeve të temperaturave të brendshme në objekte. Sasia e energjisë termike të kërkuar do të mbetet e pandryshuar, pasi me rritjen e kohës së dërgimit, do të reduktohet fuqia e angazhuar e objekteve nga ana e BEG.

Baby Boo