Regjim i përkohshëm rrugor sot në Shkup


Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se për shkak të mbajtjes së aktiviteteve të Javës Evropiane të mobilitetit 2018, sot / 22.09.2018, e shtunë/ në periudhën nga ora 10 deri në orën 14 për komunikacion do të mbyllen pjesët e rrugëve Dimitrie Çupovski dhe 11 Tetori, në pjesën prej te udhëkryqi me rrugën Dame Gruev dhe bulevardin VMRO deri te rruga Filipi i II-të i Maqedonisë, dhe trafiku motorik do të rikahëzohet në rrugët përreth.

Automjetet e transportit publik që i shërbejnë linjat që ndalen në stacionet e autobusëve “Qendra Rekord”, dhe lëvizin nga perëndimi në lindje do të rikahëzohen përmes rrugës Dame Gruev. Mjetet e transportit publik që lëvizin nga lindja në perëndim do të rikahëzohen përmes rrugës Shën Qirili dhe Metodi.

Luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i përmbahen regjimit të vendosur të trafikut në këtë pjesë të qytetit dhe shpejtësinë e lëvizjes ta përshtatin me kushtet e rrugës.

Baby Boo