Refuzon shtrimin e pacientëve me koronavirus, mjekja hidhet nga dritarja e spitalit


Një mjeke, drejtoreshë në qytetin Krasnoyrask të Rusisë, është hedhur nga dritarja e spitalit, pasi mori vesh se spitali do të trajtonte pacientë të infektuar me COVID-19.
Yelena Nepomnyashchaya, 47 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, ndodhet në e shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mendohet se mjekja ka qenë kundër vendimit që spitali të cilin drejtonte, të presë pacientë të infektuar me koronavirus, për shkak se spitali, nuk ka kapacitetet e duhura dhe mjetet e nevojshme për të përballuar këtë “luftë”, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë, nënkryetari i bashkisë së rajonit Krasnoyrask, Alksey Podkorytov, u shpreh se rënia e Nepomnyashchaya mund të ketë një tjetër shpjegim nga ajo që thuhet në mediat lokale.

“Mund të kenë ndodhur shumë gjëra. Ky veprim mund të ketë ndodhur nga stresi i përgjithshëm, nga problemet familjare. Është e vështirë të thuash në këtë momente se përse mjekja e njohur mori këtë vendim”, u shpreh Podkorytov.

Baby Boo