Refuzojnë anketimin për coronavirus, policia e Maqedonisë do të asistojë


Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën për Shëndet Publik dhe me asistencë të MPB-së, sot do të bëjnë aksion për të marrë anketa epidemiologjike nga familja e të ndjerit i cili humbi jetën në spital privat dhe nuk u varros sipas protokollit të virusit Covid-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në testin tij pas vdekje i ndjeri ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Për këtë rast, siç sqarojnë nga ministria, drejtori i Qendrës për Shëndet Publik – Shkup bëri të ditur se familja nuk ka dashur të testohet dhe të bashkëpunojë me epidemiologët edhe pse në varim ka pasur 200 persona.

Momentalisht, tetë punonjës nga spitali privat janë në izolim për shkak të kontaktit me pacientin i cili ka humbur jetën ndërsa pas vdekjes ka rezultuar pozitiv në coronavirus.

Baby Boo