Refuzohet ankesa e Gruevskit për shtryjen e vuajtjes së dënimit


Gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve Pajazit Pajaziti, nuk ia ka pranuar kërkesën kryeministrit Nikolla Gruevski, për ta shtyrë vuajtjen e dënimit me burg, njofton Makfaks.

Pasi Gruevski ta merr këtë vendim, do të ketë afat prej tre ditëve të dorëzojë ankesë në Këshillin prej tre gjykatësve. Këshilli më pas, gjithashtu në afat prej tre ditëve duhet të merr vendim nëse e pranon ose refuzon ankesën e Gruevskit.

Nëse refuzohet ankesa e Gruevskit edhe nga Këshilli prej tre gjykatësve, atëherë ai deri më 8 nëntor do të duhet të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski javën e kaluar mori edhe aktin udhëzues nga Gjykata Penale dhe sipas aktit, më së voni deri 8 nëntor do të duhet të paraqitet në burgun e Shuto Orizares.

Përndryshe, Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastin e PSP-së “Tanku”, i cili ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove, transmeton Telegrafi.

Për rastin e njëjtë me gjashtë vite burg u dënua edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Baby Boo