Referendumi vetëm hap rrugë, kurse reformat janë kushti kryesor për në NATO dhe BE!


Nga: Elmedin Memishi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 68-të vota mbështeti referendumin, ku mundëson mbajtjen e saj më 30-të shtator. Nga Partitë Maqedonase VMRO nuk mbështet iniciativën për rrugëtimin e vendit drejtë BE-së. Opozita shqiptare Lëvizja BESA ka shprehur gadishmëri për të ndihmuar referendumin, këto janë momente shumë të rëndësishme për vendin ku bëhet fjalë për të ardhmen e qytetarëve, se kah do të drejtohet Republika, drejt Perendimit apo e kundërta. Partia më e madhe opozitare maqedonase lëshoj sallën në shenjë proteste duke hedhur dyshime se referendumi do të manipulohet dhe se pyetja që iu parashtrohet qytetarëve është e pa kuptimtë. Aleanca e Ziadin Selës votoj e përmbajtur, duke dhënë argumentët e tyre se përse nuk e votuan iniciativën për referendumin, pavarsisht se ky veprim mund t’i kushtoj shtrenjtë Aleancës, ky rast është veprim emocional dhe thuajse personal mes Selës dhe Kryeministrit gjë që e dëmton imazhin e Kreut të Aleancës.

A mbaron e gjithë puna nëse referendumi rezulton i suskesshëm? Natyrisht që jo! Pas referendumit do të filloj edhe puna më e madhe për Maqedoninë, referendumi do të jetë vetëm një sprovë e vogël për shtetin apo të themi më ndryshe do të jetë vetëm një pikë e vogël në oqean që nuk vërehet aspak. Kërkesat e të huajve janë të qarta; luftoni korrupcionin, politika të qëndroj larg nga gjykatat dhe depolitizimi i administratës publike. Sa jemi të gatshëm ose sa janë të gatshëm politikanët dhe të gjithë kontribuesit në këtë proçes të punojnë në këtë drejtim? Këtë askush nuk e di! Maqedoninë po e presin turbulenca të mëdha politike, të huajt do rritin presionin që kërkesat të plotësohen dhe të zbatohen reformat në tërësi, kuptohet nëse dëshirojmë të bëhemi pjesë e NATO-së dhe BE-së.

Arritja e marrëveshjes me Greqinë për emrin ka qenë njëra ndër kushtet. Që të jemi më të qartë, ndryshimi i emrit nuk na dërgon shumë shpejt në Europë, nuk na bën neve pjesë së familjes Europiane, sepse ne jemi ende larg nga vlerat Europiane që na kërkon Europa. Qe një shembull; me këto gjykata askush nuk na do e as na pranon, me këtë korrupcion që po lulëzon në çdo vend as që na marrin parasysh, me këtë administratë të politizuar as që na ofrohen për të biseduar.

E kuptoni tani, e shihni sesa punë na pret neve, na pret shumë punë ndërsa ne ende askund nuk jemi, duke ia bërë qejfin vetes se “reformat kanë filluar” dhe se do ketë “jetë për të gjithë”. Por e gjithë kjo punë nuk duhet të shihet me pesimizëm nga ana jonë, duhet të fillohet të punohet në këtë drejtim që punët t’i shohëm me optimizëm dhe dhashtë Zoti, kur këta kushte të plotësohen vendi jonë të jetë në NATO dhe BE, për të vetmen arsye; “për të pasur jetë për të gjithë qytetarët”, ashtu siç po na premton Kryeministri i vendi.

Baby Boo