Referendumi, roli i VMRO-së mbetet i panjohur


Grupet e punëve të partive gjatë kësaj fundjave kanë kontakte telefonike në përpjekje për t’i lëvizur gjërat nga pika zero lidhur me referendumin, mëson Alsat M nga burime partiake. Por, mundësia që këtë fundjavë të merren vesh është e vogël, duke pas parasysh afatin e shkurtër deri të hënën për kur dhe është paralajmëruar se Kuvendi do ta shpall referendumin. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se gjithçka ka mbetur në atë që u dakorduan në takimin e fundit të liderëve të hënën e kaluar kur pushteti dhe opozita nuk arritën të merren vesh për pyetjen që do të parashtrohet në referendum.

Ne qëndrimin tonë lidhur me pyetjen e kemi thënë më shumë herë, ajo duhet të jetë e qartë dhe sipas ligjeve dhe parimeve evropiane. Për momentin, siç dini, nuk ka kurrfarë lëvizje nga pika ku ngelëm në takimin e fundit të liderëve – deklaroi Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Me këtë partia opozitare ende nuk tregon qartë se cili do jetë roli i saj në referendum; do të bojkotojë, do të ftojnë të dilet në votime, do të ftojnë të votohet kundër apo për. Nga LSDM-ja në pushtet konfirmojnë se grupet e punës janë aktive, por pa shumë shpresa për sukses.

Gjatë fundjavës po bëhen përpjekje për konsultime mes grupeve të punës, por ende nuk ka ndonjë lëvizje drejt rezultatit përfundimtar – thone nga LSDM.

Ditëve të kaluara kryeministri Zaev, ndërsa dje zëvendëskryeministrja Radmila Sheqerinska deklaruan se vendimi i qytetarëve në referendum do të jetë detyruese. Por nëse nuk arrihet censusi, për marrëveshjen me Greqinë do të vendosë Kuvendi.

 

Baby Boo