“Referendumi për emrin, analisti Bakiu në Report Tv: Shqiptarët, të bashkuar. Do e çojnë Maqedoninë në BE dhe NATO!”


Referendumi i 30 shtatorit ka sjellë “ethe” në Maqedoni. Prej shumë vitesh, vendi ka ngelur peng i arritjes së një marrëveshjeje me Greqinë për emrin e ri të vendit. Arritja e marrëveshjes me Greqinë, u kundërshtua nga opozita, duke sjellë këtë referendum. Tani i takon popullit maqedonas dhe shqiptarëve, si një faktor shtetformues në Maqedoni, që të vendosin nëse Maqedonia do të votojë pro emrit, duke i hapur rrugë anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO. Analisti Qashif Bakiu, në një lidhje Skype në Report Tv, ka sqaruar situatën aktuale në Maqedoni,pak orë para nisjes së votimeve. Bakiu ka thënë se shqiptarët në këtë referendum po shkojnë të bashkuar dhe se të gjitha partitë janë pro emrit të ri të Maqedonisë.

Askush s’ka të drejtë të dalë mbi qytetarët. Mungesa e një lideri opozitar ka sjellë presidentin Ivanov, që nuk ruan pozicionin e tij, por ngelet peng i partisë së tij. Shqiptarët si asnjëherë më parë janë paraqitur të bashkuar. Të gjitha partitë janë shprehur pro referendumit. Shqiptarët nesër do e çojnë Maqedoninë në BE dhe NATO.
Qashif Bakiu, analist

Baby Boo