Referendumi, partitë vazhdojnë takimet me qytetarët


Deputeët qe i janë bashkangjitur fushatës për, me takime të vecanta me qytetarët në njësitë e tyre zgjedhore, por dhe partitë politike që janë pjesë e koaliciont Për maqedoninë europiane, në takime me qytetarë, po u spjegojnë atyre rëndësinë e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Partitë kanë filluar tubimet e tyre, BDi mbrëmë në Tetovë, PDSH, në Çair, ASH dhe Besa e Kasamit përmes pres konferencave treguan se si do t’i qasen kësaj fushate, LSDM gjithashtu vazhdon takimet me qytetarët. Takime mbajtën edhe partitë dhe organizatat që mbështesin opcioin për bojkot.

VMRO mblidhet sot për të diskutuar vendimin megjithëse jozyrtarisht flitet se qëndrimin përfundimtar mund të mos e tregojnë deri në ditët e fundit të fushatës. Edhe Ministri për diasporë Edmond Ademi ka filluar nga Sllovenia takimet me mërgimtarët që do të vazhdojnë edhe në vendet tjera të diasporës.

Vazhdojnë ndërkohë edhe tribunat e ndryshme të qarqeve akademike dhe OJQ-ve, për të spjeguar përfitimet në sfera të ndryshme nga antarësimi në BE dhe spjegime plotësuese të asaj se çfarë përmban hollësit marrëveshja e Prespës./Pacensure

Baby Boo