Referendumi, nesër pritet vendimi i kuvendit, pritet të caktohet për 30 shtator


Deputetët e shumicës janë të gatshëm që nesër të vendosin për mbajtjen e referendumit për emrin. Vendimi për shpalljen e referendumit pritet të sillet menjëherë pasi  betimit të përbërjes së re të KSHZ-së.

Pushteti kërkon edhe mbështetjen e VMRO-DPMNE-së opozitare për referendumin, prandaj grupet e punës të partive politike po bëjnë përpjekjet e fundit që të arrijnë konsensus me VMRO-DPMNE-në sa i përket karakterit te referendumit dhe pyetjes. Nëse deri ne mesnate nuk arrihet marrëveshje nesër shumica pritet të sjell vendim që referendumi të mbahet me 30 shtator, me karakterit konsultativ, ndërsa qytetarët do të votojnë në pyetjen: A jeni për anetarësim ne NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen për emrin me Greqinë?

Kjo pyetje kontestohet nga VMRO-DPMNE.  Nënkryetari i kësaj partie Aleksandër Nikollovski për “Evropën e Lirë” ka deklaruar se pyetja e referendumit duhet të jetë e kuptueshme, e thjeshtë dhe e njëkuptimtë.

Kjo që e paraqet kryeministri është e shumë-kuptimtë, respektivisht ka së paku 8- 9 kombinacione që mund t’i përgjigjeni. Për shembull: mund të jeni pro anëtarësimit të Maqedonisë në BE, por të jeni kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe kundër Marrëveshjes me Greqinë dhe tani të mos i numëroj të gjitha kombinacionet. Kjo absolutisht është pyetje manipuluese, që është kundër ligjit. Kjo pyetje duhet të jetë shumë e thjeshtë dhe qytetarët të tregojnë se a janë pro apo kundër Marrëveshjes me Greqinë, e cila parashikon ndryshim të emrit. Insistojmë në pyetje të thejeshtë në përputhje me ligjin që nënkupton pytje të njëkuptimtë. Ajo pyetje duhet të ejtë e formuluar thjeshtë dhe qytetarët duhet të thonë nëse janë për apo kundër marrveshes me Greqinë, që parasheh ndryshimin e emrit – tha Aleksandar Nikolloski nga rradhët e VMRO DPMNE.

Nga VMRO vazhdojnë ta vlerësojnë marrëveshjen të pa pranueshme, ndërsa Nikollovski shpreson se qytetarët do ta refuzojnë këtë marrëveshje dhe pas kthimit në pushtet të partisë së tij do të arrihet një marrëveshje më e favorshme.

KATRUGALOSME MARRËVESHJEN E PRESPËS NIS EPOKË E RE NË BALLKAN   

Por ndryshe mendon shefi alternativë i Diplomacisë greke, Jorgos Katrugalos, sipas të cilit “Me marrëveshjen e Prespës fillon epokë e re në Ballkan”.

Ai në një prononcim për agjencinë “MIA” thotë se Marrëveshja e Prespës nuk lë hapësirë që në të ardhmen nga fillimi të negociohet dhe shpreh bindje se Kuvendi grek do të japë dritë jeshile kur ratifikimi të gjendet në rend dite.

Porosia të cilën e dërgon Marrëveshja e Prespës është se dallimet midis shteteve duhet të zgjidhen me dialog, dhe jo me konfrontim inferior nacionalist, që udhëhiqet nga arsyet e brendshme politike. Gjithashtu, se kur ekziston vullnet dhe dëshirë mund të bëhen hapa të mëdha dhe të zgjidhen kontestet të cilat i mundojnë jo vetëm dy vendet por edhe rajonin më të gjerë. Dy kryeministrat, Cipras dhe Zaev treguan se pavarësisht çmimit politik ishin të gatshëm të ecin përpara në interes të të dyja vendeve”, – ka deklaruar Katrugalos. Ai njëherit thekson  se fuqitë nacionaliste në të dy vendet nuk dëshironin zgjidhje, sepse ushqehen nga kontesti i vazhdueshëm, por qeveria greke është e vendosur ta implementojë të njejtën pa marrë parasyshë çmimin politik.

Baby Boo