Referendumi, BDI fton emigrantët të votojnë


BDI ka ftuar të gjithë shtetasit e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar për referendumin e 30 shtatorit.

Nga BDI kujtojnë diasporën që mund ta shfrytëzojë edhe mundësinë e paraqitjes në formë elektornike. Për të gjithë emigrantët  që nuk do të regjistrohen për të votuar jashtë vendit, më 30 shtator mbete opsioni që të njejtët  të vijnë të votojnë në Maqedoni.

“Referendumi për integrim të vendit në NATO dhe BE është me rëndësi të jashtëzakonishme për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve, prandaj ftojmë të gjithë elementet përbërëse të shoqërisë që të mobilizohen për ta përcaktuar të ardhmen e sigurtë”, thuhet në apelin e BDI-së.

Baby Boo