Reçicë e Vogël, 46 vjeçari e kap për fyti dhe e grushton policin


Dje rreth orës 15.00, personi H.F. 46-vjeç nga fshati Reçicë e Vogël, së pari i ka fyer dhe pashtëruar pjesëtarët e policisë, dhe më pas edhe e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre, deri sa ata kanë qenë duke marrë masa, rreth denoncimit të një ankese për dëmtime në të mbjellat në fushën e tij.

Personi H.F. e ka kapur pjesëtarin e policisë për fyti, dy tre herë e ka grushtuar në pjesën e gjoksit, dhe është sjellë në mënyrë agresive, edhe ndaj pjesëtarëve tjerë të policisë, dhe ka vazhduar të jep rezistencë aktive. Menjëherë H.F. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policorë në Tetovë. Pas zbardhjes së plotë të rastit i njëjti do të ballafaqohet me padi adekuate./TS/

Baby Boo