Reçicaliu kapet me kokaínë, arres*tohet nga policia!


Dje (02-mars) rreth orës 14:00, në rrugën “188” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 45-vjeçarin H.K. nga Reçica e Vogël nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij “Porsche” me targa regjistrimi të tetovës, i është gjetur dhe konfiskuar kokainë.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raport përkatës.

Baby Boo