Reçicaliu e go*det këmbësorin nga Llërca


Dje (23-janar) në ora 20:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Iliria” dhe “Jane Sandanski” në Tetovë, vetura “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës e drejtuar nga 20-vjeçari A.J. nga Reçica e Vogël e Tetovës ka goditur këmbësorin 18-vjeçar E.A. nga Llërca e Tetovës.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Ekipi nga SPB Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit.

Baby Boo