Realizohet hapja solemne e ekspozitës kolektive “Kolonia Ndërkombëtare Artistike 2022” në Galerinë e Arteve në Tetovë


Sot në Galerinë e Arteve në Tetovë u bë hapja solemne e ekspozitës kolektive “Kolonia Ndërkombëtare Artistike 2022”. Ky event tradicional u organizua për herë të 14-të me radhë ku mbështet edhe nga Ministria e Kulturës, u përgatit me shumë përkushtim dhe profesionalizëm nga ana e drejtorit të Galerisë z.Ilir Kurtishi, përcjell Pa Censurë.

Këtë vit, Kolonia e Arteve u mbajt në Malin Sharr në Kodrën e Diellit, ku artistët krijuan vepra të ndryshme me shumë mesazhe të bukura. Sot në Galerinë e Arteve, të gjitha veprat e realizuara në Kodrën e Diellit, janë shfaqur në ekspozitën “Kolonia Ndërkombëtare Artistike 2022”.

Drejtori i kësaj Galerie, u shpreh falenderues ndaj të gjithëve që morën pjesë sot në hapjen e kësaj ekspozite dhe i ftoi të gjithë artdashësit që të shkojnë dhe t’i shijojnë ato punime të bukura të punuara gjatë ditëve paraprake./Pa Censurë
Postimi i plotë nga Galeria e Arteve në Tetovë:

Baby Boo