Realizim i përbashkët i Korridori 8-të”, Bekteshi takon Ballukun


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në vazhdën e takimeve bilaterale në Tiranë, Republika e Shqipërisë, sot ka takuar edhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Bekteshi dhe Balluku gjatë takimit kanë diskutuar për tema të rëndësishme, njëra ndër to realizimi i përbashkët i Korridorit 8-të.

Ministri Bekteshi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen lidhur me iniciativat në sferën e infrastrukturës dhe energjetikës.

“Përballja me krizën energjetike, shkëmbimi i përvojave mes dy vendeve tona, realizimi i përbashkët i Koridorit 8-të dhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm deri më tani ishin tema e diskutimit gjatë takimit të sotëm me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë, Belinda Ballukun. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen lidhur me iniciativat në sferën e infrastrukturës dhe energjetikës”, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Baby Boo