Real Madridi zhgënjen miliona fansa me këtë vendim, sa e papritur!


Real Madridi i ka zhgenjyer shumë fansa kudo në botë me vendimin e fundit. Skuadra madrilene e ka regjistruar supertalentin e skuadrës, Vinicius Junior si futbollist të skuadrës të akademisë së Realit, Juvenil A.

Në njoftimin e sotëm, Vinicius de Oliveira Junior Paixao Junior, dhe talenti tjetër, Miguel Gutierrez Ortega janë regjistruar si futbollist të skuadrës që garon në ligën e akademisë së skuadrave.

Vinicus është lojtari që shumë tifozë presin shumë nga ai këtë vit pasi që ishte paralajmëruar që braziliani të jetë pjesë e skuadrës së parë që drejtohet nga Lopotegui.

Real Madrid pretendon se kjo është vetëm një çështje administrative por që në momentin kur një lojtar regjistrohet te skuadra e Juvenil A, atëherë në të gjitha rastet futbollisti pjesën më të madhe e kalon po te ajo skuadër.

Vinicius u ble për 45 milionë euro nga Flamengo dhe ishte përfolur se do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Real Madridit./Indeksonline/

Baby Boo