Reagon Tayna ndaj deputetit: Nuk e kemi rolin edukues


Reagon artistja pas kërkesës që të mos transmetohen këngët që promovojnë substanca narkotike.

Tayna ka reaguar pas propozimit të deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli për ndalimin e promovimit të këngëve ku përmenden lëndët narkotike.

Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vetë deputeti përmes një statusi të bërë në rrjetin social, Facebook.

Pas këtij propozimi të bërë nga deputeti Avdyli ka reaguar edhe Tayna, e cila i ka kënduar sunstancës narkotike në këngën e saj, “Columbiana” që njëkohësisht është edhe kënga që i dha famën.

Tayna përmes një reagimi të bërë në rrjetin social, Instagram ka thënë që artistët nuk janë ata që kanë rol edukues në shoqëri, por argëtues, shkruan rtv21.tv

“Ne nje shtet ku vet nuk mujn me ndal perdorimin e narkotikve ose shume gjerave tjera nuk ma merr mendja qe na si artist kemi shume peshe t’madhe n’veprime t’njerzve.Na veq knojm edhe mundohemi me argetu popullaten.Une perveti nuk perdori asgje nga keto,bile as duhanin qe ju shumica e perdorni e qe poashtu eshte shume i demshem.Kush don me perdor,na sun e ndalim.Kush nuk don,na nuk mujm me shti.Tek e fundit nuk e kemi rolin e prinderve per me eduku aske.Ky eshte vetem nje zhaner i muzikes qe ka tema te tilla e qe degjohet vetem prej atyre qe e pelqejn.Ju jeni rrit me muziken Rock qe poashtu ka pasur tema te tilla.Nuk duhet me marr personale asgje qe thuhet ne tekste te kengeve.Asnjehere te rinjeve nuk iu rekomandoj te perdorin lende te tille.E femijet tuaj jane ne doren tuaj qfare i lejoni e qfare s’i lejoni me degju, me pa ose si i edukoni.Besoj qe kemi probleme ma t’mdhaja n’shtet…”, thuhet në reagimin e artistes.

Baby Boo