Reagon Sela pas vendimit të Pendarovskit për faljen e Abdylfeta Alimit


Kryetari i ASH-së Ziadin Sela ka reaguar në lidhje me faljen prej tetë muajsh burg për Abdylfeta Alimin.
“U gëzova pa masë Feta, pa çka se tetë muaj falje s’janë asgjë në krahasim me shtatë vite padrejtësisht i dënuar. Ti duhet të jesh i lirë dhe jo i falur miku im. Falë teje jam e falë të qofsha”, shkruan Sela në Facebook.

Presidenti Pendarovski dje ka falur disa persona në mesin e të cilëve është edhe i dënuari për ngjarje 27 prillit. Abdylfeta Alimit i falen tetë muaj nga burgu. Përndryshe, Abdylfeta Alimi kishte shpëtuar nga vdekja kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të 2017.

Baby Boo