Reagon Rron Gjinovci pas lirimit nga arr*estimi: “Na arre*stuan si kri*minelë, plagjiatorin e lanë të japë mësim”


Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pasi u shoqërua në polici së bashku me aktivistin Dibran Hoxha për “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”. Ai ka thënë se së bashku me Hoxhën u arr*estuan si kr*iminelë, ndërsa “plagjiatori” u la para studentëve me dhënë mësim.

“Na arr*estuan neve e na larguan nga Fakulteti si kr*iminela të pra*ngosur. Plagjiatorin e lanë para studentëve tu “dhanë mësim””, ka shkruar Gjinovci. Gjinovci ka thënë se nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe nuk do ta lejojnë normalizimin e plagjiaturës.

“Por na s’e kena njet mu nalë. Nuk kemi me leju normalizimin e plagjiaturës. Kjo e sodit është veç fillimi”. Ai ka shtuar se aksionet e tyre do të jenë të paparashikueshme, dhe çdo mëngjes do të mendojnë si do të veprojnë deri në përjashtimin e plotë të atyre që janë zënë duke bërë plagjiaturë. Sot aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arr*estuan pas aksionit ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik. Një njoftimin e ORCA-s thuhet se, ne u arre*stuam, por do të vazhdojmë lu*ftën kundër plagjiaturës.

“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril. Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal. Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë. Ne u arr*estuam, por do të vazhdojmë lu*ftën kundër plagjiaturës!”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate./Telegrafi/

Baby Boo