Reagon qendra e të moshuarve ku u su*lmua e moshuara në Pejë


Qendra “Orenda” në Pejë, ku nga një punonjëse është su*lmuar fizikisht një e moshuar, ka informuar se sonte në orën 19:00 do të mbajë konferencë për media. Nga qendra nuk kanë dhënë detaje të tjera, por kanë njoftuar se në konferencë do të flasin lidhur me ngjarjen.

“Ju njoftojm se sonte në ora 19:00 në Rezidencen Orenda-Pejë do mbahet konferenc për media ku do të njoftojm na afer me ngjarjen qe na tronditi të gjithëve.”, është shkruar në njoftimin e qendrës. Lidhur me rastin, dy gra janë arrestuar dhe janë duke e u intervistuar lidhur me videon e publikuar sot në rrjetet sociale, ku shihet një grua e moshuar duke u rrahur nga një infermiere në shtëpinë e të moshuarve ” ORENDA” në Pejë. Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë ka informuar se është shqiptuar masa e arrestit prej 48 orëve kundër dy të dyshuarave për sulm ndaj të moshuarës./21Media

Baby Boo