Reagon partia e Ali Ahmetit: BDI nuk do ta lejon Selën dhe Gashin që t’i detyrojnë shqiptarët t’ju dërgojnë byrek maqedonasve


Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të BDI:

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje për mosfunksionimin
dhe moskoordinimin e koalicionit Sela Gashi në paraqitjet publike dhe në
qëndrimet politike.

Tendenca për dominim mbi partnerët e koalicionit dhe shfrytëzimin e tyre
për vota, njejtë si në zgjedhhet e vitit 2016 dhe 2017, vijon.

Që të dyja këto parti ishin partnerë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe përkrahnin programin tonë qeverisës të dakorduar midis BDI dhe LSDM, por kontributi i tyre ishte i papërfillshëm.
Në vend se të punojnë për qytetarët, këto parti punojnë kundër BDI.

BDI ju garanton administratorëve shqiptarë që nuk do ta lejon Selën,
Taravarin dhe Gashin që t’i detyrojnë shqiptarët t’ju dërgojnë byrek
maqedonasve në vendet e tyre të punës.
Ashtu siç i kemi krijuar këto 25.000 vende pune, ashtu edhe përkujdesemi për secilin prej tyre sepse janë rezultat i Marrëveshjes së Ohrit dhe i përpjekjeve shqiptare për liri dhe barazi.

Baby Boo