Reagon Pacolli pas kërcënimit që iu bë fëmijëve të tij, se do t’i djegin për së gjalli


Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kërcënuar familjen e ish-ministrit, Behgjet Pacolli. Ky i fundit, ka reaguar ndaj kësaj duke thënë se inatet nuk shprehen kështu.

Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli ka thënë se këtë do ta zgjedhë përmes rrugëve ligjore.

Ky është postimi i plotë i tij:

Familja është vlera më e madhe e shoqërisë. Fëmijët janë të shenjtë për secilin prej nesh andaj t’u japim dashuri sa më shumë që mundemi.

Shoqëria jonë duhet të ketë kujdes dhe të mos tejkalojë limitet e respektit ndaj familjes e veçanërisht ndaj fëmijëve.

Nga ana tjetër unë asnjëherë askënd që mllefin e tij personal ta shpreh duke më kërcënuar familjen, e fëmijët e mi.

Do përdori të gjithë instrumentet ligjorë që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime.

Baby Boo