Reagon NATO: Ushtria punë e Kosovës, por duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese


NATO-ja mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por nëse FSK-ja duhet të zhvillohet, atëherë Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë.

NATO-ja e shikon transformimin e forcave të armatosura të Kosovës në ushtri si një çështje që u takon autoriteteve të Kosovës. “Qëndrimi i NATO-s është i qartë: kjo është një çështje e autoriteteve të Kosovës”, shkruan zyra e shtypit e NATO-s, në përgjigje të pyetjes së Deutsche Welles, se si i vlerëson NATO-ja hapat e Qeverisë së Prishtinës për kthimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në ushtri.

“Çdo lloj ndryshimi strukture, mandati dhe misioni të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkon ndryshime kushtetuese”, shkruhet më tej dhe vlerësohet se: “Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale, që po bëhet gjithnjë e më shumë multietnike dhe është burim për stabilitetin në rajon”.

Zyra e NATO-s në Bruksel vëren se: “Progresi i arritur është shembull për suksesin e NATO-s në krijimin e kapaciteteve në sektorin e sigurisë, por ku nevojitet edhe më shumë për të bërë”.

NATO-ja mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por shton se “nëse Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të zhvillohet, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë. DW

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/reagon-nato-ushtria-pune-e-kosoves-por-duhet-te-behet-me-ndryshime-kushtetuese-575904/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo