Reagon “Mollëkuqja”: Urgjentisht të eliminohet gjuha e urrejtjes ndaj grave


Sot në Tetovë u pr*otestua për të kërkuar përgjegjësi në lidhje me zja*rrin në Spitalin Modular të Tetovës, në të cilin humbën jetën 14 persona. Në këtë pro*testë u përdor gjuhë e ulët dhe se*ksiste ndaj kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit. Sipas “Mollëkuqja” gjuha se*ksiste ndaj grave që janë aktive në sferën politike ka kohë që është prezente dhe dekurajon gratë që të përfshihen në politikë, andaj kërkon nga institucionet të reagojnë dhe të dënojnë një gjuhë të tillë.

REAGIMI I PLOTË I MOLLËKUQES:
Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” me vëmendje ndjek gjuhën e urr*ejtjes ndaj grave në politikë në këtë periudhë parazgjedhore. Konsiderojmë se ende pa filluar zyrtarisht fushata ka filluar të ushtrohet një gjuhë se*ksiste dhe urr*ejtjeje ndaj kandidateve gra në këto zgjedhje lokale.

Përdorimi i kësaj gjuhe ishte prezent edhe sot në pro*testën e organizuar në Tetovë. “Mollëkuqja” beson fortë se gjuha e urr*ejtjes dhe se*ksiste e cila synon të nëpërkëmbë dinjitetin e grave në politikë duhet të ndalojë, ndërkaq ftojmë institucionet relevante që të ndërmarrin masat konkrete në mënyrë që kjo retorikë të mos “normalizohet” ashtu si deri sot janë normalizuar shumë veprime të pahijshme në vendin tonë.

Gjuha se*ksiste dhe e urr*ejtjes ndaj grave në politikë rre*zikon seriozisht që të frikësojë dhe të ndalojë përfshirjen në politikë të vajzave dhe grave të cilat janë të interesuara. Për këtë, bëjmë thirrje që qytetarët, partitë politike si dhe i gjithë opinioni i gjerë në Maqedoninë e Veriut të jenë të kujdesshëm me gjuhën të cilën e përdorin ndaj grave.

“Mollëkuqja” kërkon nga të gjithë palët e përfshira në këtë proces, të reflektojnë disiplinë si dhe të zhvillojnë një fushatë zgjedhore ku do të mbizotërojë demokracia dhe paqja si dhe ku do të respektohen vlerat e shtetit të së drejtës.

Baby Boo