Reagon mjeku nga Gjermania: COVID-19 po merr jetë, s’është ftohje

Eksperti i shëndetësisë publike, Fahri Beqaj, i cili është edhe internist dhe punën prej 12 vitesh në Berlin, ka dhënë shifra të vdekjeve dhe rrezikut me të cilin po përballet njerëzimi si pasojë e koronavirusit.

Baby Boo

Ka thënë se COVID-19 nuk është ftohje siç po deklarojnë disa profesionistë shëndetësorë të cilët po flasin për këtë virus sikur të ishte diçka e zakonshme ndërkohë që përçditë po merr jetët e njerëzve.

Deri tash janë prekur afër 1.7 milion njerëz, prej të cilëve 102 mijë kanë vdekur ndërsa 377 mijë janë shëruar. Në Kosovë janë infektuar 250 njerëz, kanë vdekur 7 dhe janë shëruar 52.

“Të jesh mjek në Gjermani dhe të thuash sot që situata në Shqipëri e Kosovë kot po dramatizohet dhe masat e parandalimit janë të tepërta dhe duhet të largohen, është papërgjegjësi totale. Para së gjithash kur e din se çfarë masa parandaluese janë ndërmarrë në Gjermani dhe çfarë dënime të rrepta (deri në 25 mijë Euro) zbatohen nëse nuk rrespektohen këto masa të parandalimit”, ka shkruar Beqa.