Reagon LDSHM: Mërgimtarët MPB-ja i konsideron të huaj dhe jo vendas


Mërgimtarët me një shtetësi por me prona në Maqedoni po hasen në vështirësi të mëdha për pushimet sepse ata komplet me familjet e tyre duhet të shkojnë e të lajmërohen në stacionin policor të komunës se janë rezident për kohë të caktuar aty! Ata pra konsiderohen të huaj e jo vendas, për kundër faktit se aty kanë lindur dhe aty e kanë pronën dem baba dem!

Kërkojmë nga qeveria e Maqedonisë të merret më seriozisht për këtë kategori të mërgimtarëve dhe t’ua lehtëson qëndrimin në vendlindje e jo t’ua rëndon si që është rasti aktualisht!

Ne konsiderojmë se mjafton fakti se mërgimtari me një shtetësi të huaj të ketë lindur në Maqedoni, dhe të posedon pronën e tij aty që të konsiderohet edhe si banor i Maqedonisë pa marrë parasysh se ai dhe familja e tij nuk kanë shtetësi të Maqedonisë! I respektojmë shtetet të cilat nuk pranojnë dy shtetësi, por nuk mund të kuptojmë shtetin tonë Maqedoninë perse këtë kategori të njerëzve nuk i konsideron si shtetas të saj kur që ata aty kanë lindur dhe aty shkojnë për pushime sepse kanë pronat e tyre?!

Ne jemi thellë të bindur se shteti i Maqedonisë, ku kanë lindur një numër i konsiderueshëm mërgimtarësh, por që aktualisht kanë vetëm një shtetësi tjetër, me një vullnet të fortë për mirëkuptim, t’i ketë parasysh të gjitha rrethanat se pse ata mërgimtarë u përcaktuan për një shtetësi tjetër mundet t’ua lehtëson mërgimtarëve duke ua dhënë nga një dokument për hyrje dalje nga Maqedonia që ua lehtëson procedurën e qëndrimit në vendlindje!

Shërbimi për informim
Ldshm-së SHBA/Evropë

Baby Boo