Reagon Labinot Azemi pasi mediat serbe e quajtën “provokim” fotosesionin e tij me veshje kombëtare


Një fotografi e aktivistit të njohur për publikun Labinot Azemi, është marrë nga mediat serbe dhe është plasuar, duke e quajtur atë si një akt provokues.

Kjo fotografi është publikuar nga vetë Labinoti disa muaj më parë, në një fotosesion që ka realizuar ai me fotografin Patriot Emini, por që nuk ka dalur me veshjen e tillë në televizione, gjë që e kanë shkruar mediat serbe. Por, edhe nëse me një veshje të tillë do të dilte nëpër televizione, nuk ka se pse t’ju pengojë mediave serbe, kjo ju pengon atyre.

Gjithsesi, ndaj kësaj ka reaguar edhe vetë Labinoti me një storje të publikuar në Instagramin e tij duke e shoqëruar me një shkrim.

Mediat serbe vazhdojnë të merren me propaganda të ndryshme për secilin shqiptar të suksesshëm në Kosovë, por si të tilla nuk ju pengojnë personazheve tona publike që të na bëjnë krenarë, siç është Labinoti.

Baby Boo