Reagon kompania që prodhon ‘Simba’, inspektoriati në gjumë!

Pasi emisioni PaCensurë ngriti dilemën mbi pijen energjike ‘Simba’ e cila shitet në tregun e Maqedonisë u ngjallën mjaft reagime.

Baby Shop Charli

Kujtojmë se në emisionin trajtuar këto problematika: Pse pija energjike ‘Simba’ në ambalazhin e saj ku paraqet pjesën sqaruese, në disa nga shishet në treg, ka sqarimin ku shkruan se ‘Nuk rekomandohet për fëmijë dhe persona të ndjeshëm’, ndërsa në disa nga shishet mungon ky rekomandim?

Në bazë të ligjit është e detyrueshme të shkruhet në të gjithë pijet energjike, se është e dëmshme për fëmijët dhe personat e ndjeshëm.

Dilema e dytë që hapëm në emision është për faktin, se kjo pije që shpërndahet në treg është kontradiktore. Sipas ligjit për tregti Neni 24, pijet energjike nuk lejohen për personat nën 14 vjet, ndërsa kjo pije në ambalazhin e saj ka personazhin e dashur për fëmijë Simba që në fakt ju dedikohet fëmijëve.

Problemi i tretë qëndron tek inspektoriati i tregut, i cili nuk inspekton punën në terren,  edhe pse obligohet me ligj të zbatojë ndalesën që t’u shiten personave nën 14 vjeç, këto pije energjike shiten edhe brenda oborreve të shkollës!

Menjëherë ka reaguar prodhuesi i pijes ‘Simba’ kompania ‘BBF’.Ato në reagimin e tyre shkruajnë:

“Pija Simba është pije e tipit Energy drink vetëm me kalori të zvogëluara, si për shembull zvogëlimi i sheqerit nga 115 gr në 33 gr për litër, Taurina nga 400 ml në 40 mg që do të thotë 10 % përmban Taurin nga e  lejuara, Kofein max 20 ml por në fakt ne e prodhojmë me 15 mg. Më herët  kur ishte si pije energjike vlerat e këtyre përbërësve ishin më të  mëdhaja se kto për moment pijen Simba e kemi në shitje vetëm si  Vitamin drink dhe Power drink me sasi të zvogëluara Taurin dhe Kofein dukshëm të zvogëluara dhe po deklaroj me përgjegjësi të plotë se pija përmban çka ka të deklaruar dhe nuk është i dëmshëm për shëndet dhe nuk paraqet efekte  negative në konsum, ate po e thotë në analizë dhe të jeni të bindur që  nuk jemi të interesuar me prodhu diçka çka është e dëmshme për  popullaten ne, por e kemi analizuar tregun dhe kemi arritur që të bejmë një  produkt të cilin e ka pranuar tregu jo vetem moshat e reja por edhe  moshat mesatare e konsumojnë. Çmimi është arrritur për shkak të kapacitetit  që kemi dhe ne këtë e kemi biznes familjar prej vitit 1997 themeluar ne  Shkup’ – ky është reagimi i kompanisë ‘BBF’.

Inspektoriati i tregut përpos që ka dështuar me punën e tyre në terren, ato i ikin përgjegjësisë për këto shkelje ligjore dhe nuk e shohin të arsyeahme as të përgjigjen në pyetjet tona!

http://www.pacensure.com/2018/05/28/skandaloze-pije-qe-ju-dedikohet-femijeve-por-ndalohet-per-to-video/

 

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors