REAGON KOMISARI JOHANES HAHN PAS PËRFUNDIMIT TË REFERENDUMIT (FOTO)


Komisari për zgjerim Johanes Hahn i pari nga Brukseli është deklaruar pas përfundimit të referendumit. Ai ka thënë se votat “PËR” në referendum janë të rëndësishme dhe se ato i japin përkrahje Marrëveshjes së Prespës.
“Uroj atyre që kanë votuar sot në referendumin konsultativ dhe shfrytëzuan mundësit e tyre demokratike. Me një “PO” të rëndësishme” ka përkrahje të gjërë për Marrëveshjen e Prespës dhe të ardhmen euro-atlantike të vendit”, ka shkruar Han në rrjetin sopcail twitter, raporton SHENJA.
Tani ai ka thënë se pret që të gjithë liderët politik të respektojnë këtë vendim dhe ta zbatojnë me përgjegjësi të madhe dhe unitet këtë vendim në interes të vendit.

Baby Boo