Reagon Isa Mustafa, pas votimit për Rimëkëmbjen Ekonomike


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka uruar deputetët që e votuan ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Mustafa përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se ky është një hap i rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike pas pandemisë.

“Lu*fta për të mposhtur pasojat nga pandemia është detyrim i të gjithëve pozitës dhe opozitë nga fakti se nuk kemi dy pandemi njërën për pozitën e tjetrën për opozitën por një Covid-19 që po i prekë qytetarët pa dallim.”, ka shkruar tutje Mustafa.
Shkrimi i plotë:

Miratimi në lexim të parë i Ligjit për Rimëkëmbie Ekonomike është një hap i rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike dhe sociale nga pandemia Covid-19.
Uroj deputetët që e votuan.

Lufta për të mposhtur pasojat nga pandemia është detyrim i të gjithëve, pozitës dhe opozitë, nga fakti se nuk kemi dy pandemi, njërën për pozitën e tjetrën për opozitën por një Covid-19 që po i prekë qytetarët pa dallim.
Inkurajoj një bashkëpunim racional të të të gjitha grupeve parlamentare dhe të të gjithë deputetëve dhe Qeverisë në plotësimin dhe begatimin e këtij projektligji në mënyrë që ai të jetë sa më gjithëpërfshirës deri në aprovimin e tij si Ligj në leximin e dytë. IM.

Baby Boo