Reagon edhe presidenti Thaçi: Serbia duhet të japë përgjigje e përgjegjësi për Ukshin Hotin


Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar ndaj një dokumenti të publikuar në RTK, ku aludohet se sistemi serb ka ekze*kutuar veprimtarin Ukshin Hoti.
Thaçi përmes një statusi në Facebook duke vlerësuar lart kontributin e Hotit, ka thënë se Kosova ka mijëra qytetarë të pagjetur dhe shteti serb duhet të japë përgjigje e përgjegjësi për fatin e tyre.

”Personaliteti i Ukshin Hotit është monument madhështor i ndërtuar nga filozofia politike dhe fuqia e fjalëve të tij. Ai mbeti deri në fund veprimtar i palëkundur i lëvizjes sonë kombëtare për liri e pavarësi. Me tërë qenien e tij ishte në shërbim të lirisë dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar. Kosova ka mijëra qytetarë të pagjetur dhe shteti serb duhet të japë përgjigje e përgjegjësi për fatin e tyre”, ka shkruar Thaçi.
Tutej ai ka thënë se Serbia duhet të japë përgjigje e përgjegjësi edhe për Ukshin Hotin.

Baby Boo