Reagon drejtori i Spitalit të Tetovës, nuk lejohet konsumimi i duhanit, çdo thyreje e rregullit ndëshkohet!


Pas denoncimit të qytetarit në Pa Censurë, ku shihej mjeku – kardiolog i A.Q, brenda në dhomën e Ehokardiografisë duke pirë duhan teksa po mjekonte pacientin, ky denoncim ka ngjallur mjaftë reagime.

Lexo denoncimin në: SKANDAL- Tetovë: Shkon për kontroll të zemrës mjeku me cigare në gojë kontrollon pacienten! (FOTO)

Kardiologu A.Q u mundua që të arsyetojë veprimin e tij, duke thënë: “Unë jam konsumues duhani gati 50 vite, në moment kam qenë duke dalë nga dhoma e spitalit, nuk e kam pasur të ndezur cigaren”

Por, fotografitë e dërguara në Pa Censurë vërtetojnë të kundërtën, që brenda dhomës së Ehogardiografisë ku edhe është shenja e ngjitur në derë që ndalohet konsumimi i duhanit rreptësit, kariologu A.Q shihet me cigare të ndezur.

Menjëherë ka reaguar drejtori i Spitalit të Tetovës, Florim Besimi ku tha: “Konsumimi i duhanit brenda Spitalit të Tetovës është i ndaluar rreptësisht me rregullore të brendshme, gjithkush që thyen ligjin ndëshkohet, sa i përket rastit në fjalë, organet kompetente pranë IPSH Spitali Klinik i Tetovës, do të ngrene lëndë shqyrtimi për gjendjen faktike të rastit. Pasi që ta vërtetojmë të njëjtën do të ju informojmë”

Pa Censurë vazhdon misionin e saj për të denoncuar problematikat në shoqërinë tonë.

Baby Boo