Reagon Besnik Berisha pas incidentit në Ferizaj: Ishte e domosdoshme që të veprojë Policia


Mbrëmë në qytetin e Ferizajt, Policia e Kosovës është detyruar që të përdorin forcën ndaj disa qytetarëve të cilët nuk i respektonin rregullat që të vendosin maska.

Pas këtij incidenti, ka reaguar edhe avokati Besnik Berisha, i cila tha se bazuar në pamjet që po qarkullojnë, Policia ka përdorur forcën proporcionale në mënyrë të ligjshme, pasi ka qenë e domosdoshme.

“Por, ne rastin konkret, ajo çfarë pamjet treguan, forca e përdorur nga policia jo vetëm qe ishte proporcionale dhe e ligjshme, por edhe e domosdoshme”, ka shkruar ai.
Berisha, ka thënë se policia në këtë rast ka qenë pala e dëmtuar dhe se qytetarët meritojnë të ndëshkohen sipas ligjit.

Baby Boo