Reagon Bekim Jashari: Po bëhet spektakël me ushtarët e UÇK’së


Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe trashëgimtari i familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, Bekim Jashari ka reaguar për arrestimet që janë duke u bërë ndaj ish-udhëheqësve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jashari për KosovaPress ka thënë se ky është vetëm një spektakël nga Gjykata Speciale që po bëhet me njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa ka shtuar se nuk guxohet as te mendohet, e jo më t’i gëzohemi arrestimeve të tilla që janë duke u bërë ndaj krerëve të UÇK-së.

“Çka është gjithë ky spektakël që është ka bëhet me njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mendoj se ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm si qytetarë, si popull, si shqiptarë në tërësi, në këtë drejtim. Nuk guxojmë as të mendojmë në kokën tonë, t’i gëzohemi këtyre gjërave, dhe aq më shumë me fol diçka të tillë, të gëzohemi pse u arrestua ndonjëri, sepse është vërtetë për keqardhje sepse ka qenë një kauzë e përbashkët.. nga viti ‘92 e deri në qershor ‘99, kushdo qoftë ai që arrestohet apo gjykohet nëpër gjykata të ndryshme, edhe nga Gjykata Speciale, do të thotë prej shqiptarëve që kemi vuajt aq shumë për këtë liri që gëzojmë sot, ne duhet të ndjehemi keq dhe duhet të bëhemi bashkë, ta ndihmojmë njëri-tjetrin që ta kalojmë edhe këtë sfidë”, ka thënë Jashari.

Bekim Jashari thotë se nga lajmet është njoftuar edhe për konfirmimin e aktakuzës për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, derisa thotë se për këtë kemi faj ne shqiptarët. Ndërkaq ka shtuar se gjykata është e njëanshme pasi që duhet të merret me zbulimin e krimeve të Serbisë, pasi që ata ishin agresori.

“Sot pash në lajme se është konfirmuar aktakuza edhe për kryetarin e Partisë Demokratike, Kadri Veselit, lajme jo të mira për fat të keq, por që pak fajet i kemi ne, vet si shqiptarë. Ja kemi bërë me sy njëri-tjetrit për këto gjëra dhe kjo gjykatë është e njëanshme. Unë nuk jam kundër gjykatës dhe nuk është askush kundër gjykatës për zbardhjen e gjitha krimeve që janë bërë, por jo vetëm të shqiptarëve. Ne edhe ashtu kemi qenë viktima.

S’kemi qenë agresori, apo ne që kemi okupuar Serbinë, por Serbia na ka okupuar ne, dhe ka bërë presion dhe dhunë mbi ne, dhe janë po këta ushtarë, pjesëtarë të kësaj ushtrie dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila mori mbështetjen e gjithë bashkësisë ndërkombëtare, në krye me aleancën NATO, për tu çliruar ky vend.”, deklaroi Jashari për KosovaPress.

Ndërkaq ka porositur politikanët që të jenë me të kujdesshëm dhe të analizojnë se çfarë nënshkruajnë apo votojnë në të ardhmen. “Politikanët tonë duhet të jenë me të kujdesshëm dhe me të matur në gjëra të tilla, sepse si dihet jetës, mund të kemi prapë nesër diçka të tillë dhe t’i analizojmë mirë para se ti votojmë, apo t’i nënshkruajmë.”, ka thënë Jashari.

Baby Boo