Reagon Bearti pas lajmeve që dolën se ai “thumboi” Tean: “Mjaft më, e keni tepruar. Merruni me jetët tuaja”


Ish-konkurenti i Përputhen, Beart Rexhepi është gjithmonë në kryefjalë të mediave rozë.
Muaj më parë, siç e dimë të gjithë, ai ishte në nhë lidhje me Tean, gjë që të cilën nuk nguruan ta bëjnë publike. Por, siç çdo lidhje normale që merr fund një ditë, edhe kjo lidhje midis tyre mori fund disa muaj më parë.

Në emisionin “Goca dhe Gra” dy ditë më parë, Tea foli mbi lidhjen e saj me Beartin, në një temë që ishte e përcaktuar gjatë emisionit. Gjërat morën hov tjetër, pasiqë pas kësaj Bearti hodhi një thënje në story që e cila më pas u keqpërdor dhe u përhap si një “thumb” i tij ndaj Teas.

Sot ai vendosi që të hedh poshtë të gjitha këto lajme që sipas tij janë të lajme të rreme. Në instagramin e tij ai hodhi një shkrim duke u sqaruar për të gjithë ndodhitë e fundit.

“Tash e keni tepruar. Kjo lidhje ka marrë fund muaj më parë. Nëse dua dikujt me i hedh kunja e përmendi në emër edhe e boj tag, siç kam vepruar më parë. Duhet me ditë kur është boll. Jeni kënaqur me këto drama, por merruni me jetën tuaj, e ajo thënje ju përshtatet shumë juve sepse skeni me çka me u marrë”, ka shkruar Bearti duke u sqaruar shumë mirë. /Pa Censurë

Baby Boo