Reagon ASh-ja për Xhelal Bajramin: Asistenti i Jankullovskës nuk mund të hetojë parregullsitë zgjedhore


Partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me emërimin e Xhelal Bajramit për kryetar të Komisionit të Prokurorisë Publike për parregullsi zgjedhore.
Reagimi i plotë:

Asistenti i Jankullovskës nuk mund të hetojë parregullsitë zgjedhore. Regjimi LSDM-BDI edhe një herë po dëshmon se do të bëjë çdo gjë për të penguar zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike. Prokuroria ka themeluar komision të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, të udhëhequr nga ish Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Xhelal Bajrami, i cili u bë i famshëm si asistenti i Jankollovskës në montimin e rastit Monstra.
Të gjithë ishim dëshmitarë se si janë zgjedhur gjykatësit dhe prokurorët në kohën e “tefterëve” të Jankullovskës.

Emërtimi i një kuadri kryekëput partiak në krye të komisionit që duhet të jetë i pavarur, flet më së miri për vullnetin e regjimit hibrid për manipulimin e zgjedhjeve.
U bëjmë me dije se do të ndjekim në çdo hap, çdo mashtrim dhe çdo tentativë për të vjedhur zgjedhjet nga ana e tyre, ndërsa fjalën kryesore do ta kenë qytetarët të cilët me dalje masive dhe shfrytëzimin e së drejtës së votës do të pamundësojnë çdo manipulim të regjimit.

Baby Boo