Reagojnë “Shvercerat”: Nëse Qyteti i Shkupit ndihmon financiarisht Vardarin, le të përgaditet i gjithë qyteti për pasoja


Nga tifo grupi “Shvercerat Shkup” reagojnë dhe dënojnë ashpërsisht vendimin e qytetit të Shkupit për ndihmën financiare të Vardarit. Nga ky ky tifo grup thonë se qyteti po e përkrah klubin më të dobët të qytetit.

“Duke patur parasysh se FC SHKUPI po e përfaqëson qytetin as edhe një ndihmë minimale nuk i’u është dhënë gjatë këtyre viteve sidomos për ndeshjet europiane ku siç dihet janë paguar shuma të mëdha për të luajtur në stadiumin e qytetit. Qyteti Shkup funksionon me anë të tatimeve që ne paguajmë për një qytet të pastër, urban e jo që të hollat tona të shkojnë për mbeturinat e sistemit dhe politikës. Andaj kërkojmë që ky vendim të shqyrtohet dhe nëse ndodh një gjë e tillë le të përgatitet i gjithë qyteti për pasoja”, thonë nga ky tifo grup.

Baby Boo