Reagojnë nga Point Retaril Park: “Shpresojmë që autorët e aktit të zbulohen sa më shpejtë”


Lidhur me shpërthimin edhe grabitjen e ATM-të në Point Retail Park kanë reaguar nga ky subjekt duke thënë se fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar dhe se shpresojnë se organet e rendit do t’i gjejnë sa më shpejtë autorët e kësaj ngjarje fatkeqe.

“Mëngjesin e sotëm janë grabitur ATM-të në Point Retail Park, me mjete të panjohura për ne. Gjatë ngjarjes, sigurimi ka vepruar sipas procedurave dhe udhëzimeve të dhëna, të cilat zbatohen në raste të tilla. Asnjë nga punonjësit nuk u lëndua dhe nuk pati vizitorë jashtë qendrës tregtare gjatë ngjarjes.

Falënderojmë shërbimet e MPB-së dhe Prokurorisë Publike që kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë marrë masat profesionale operative për zbulimin e autorit të kësaj ngjarje fatkeqe. Ju informojmë se Point Retail Park vazhdon të funksionojë rregullisht dhe pa probleme. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e Point Retail Park.

Baby Boo