Reagojnë nga AAK-ja pas humbjes së LDK-së: Ndryshim pozitiv, duhet të ndodhë e njëjta edhe në komunat tjera


Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga AAK-ja, Gani Dreshaj, ka reaguar pas fitores së LVV-së në zgjedhjet e Podujevës. Ai e ka uruar kandidatin fitues, Shpejtim Bulliqi, duke e cilësuar rezultatin si pozitiv. Ai tha se ndryshime të ngjashme duhet të ndodhin edhe në komunat e tjera.

“Sot ndryshimi ndodhi në Podujevë. Mendoj që secili ndryshim është pozitiv. I uroj suksese Shpejtim Bulliqit. Ndryshimi duhet të ndodhë kudo në ato komuna ku janë krijuar klane interesi e familjare, pavarësisht subjektit partiak”, tha Dreshaj.

Sipas tij, kjo humbje ka qenë e nevojshme edhe për LDK-në. “Qytetari i Kosovës është mjaft dënues ndaj të keqes dhe shumë vlerësues ndaj të mirës. Jam i bindur që humbja është e shëndetshme edhe për LDK-në”, ka shkruar Dreshaj.

Baby Boo