Reagimi i Duda Baljes pasi siguroi ulëse në Kuvendin e Kosovës


Deputetja e zgjedhur e komunitetit boshnjak, Duda Balje do të jetë edhe për katër vjet pjesë e legjislaturës.Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, ku u konfirmua që ajo ka marrë votat e mjaftueshme si deputete, ajo ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan në betejën ligjore rreth procesit zgjedhor.

Ky është postimi i plotë i saj në Facebook:
DREJTËSIA KA EMËR
Ndjej obligim njerëzor, moral dhe politik që nga thellësia e zemrës t’ju falenderohem të gjitha mediumeve veçanarisht, Institutit Kosovar për Drejtësi – IKD ( dhe shoqërisë civile kosovare) për angazhimin dhe përkrahjen e pashoqe në arritjen e drejtësisë me rastin e manipulimit të votave në këtë proces zgjedhor.

Mediumeve të shtetit tim Kosovës, ju falenderohem për ngritjen e zërit parreshtur kundër padrejtësisë që u përpoq të bëhet.
Pa zërin e juaj, sot drejtësia do të ishte e mangët për të vërteten. Ju jeni shembulli më domethënës i lirisë dhe demokracisë të shtetit tonë. Përkulem para jush dhe besimit tuaj se drejtësia do të ngadhënjej!

IKD-së i falenderohem për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe kuptim plotë.
IKD është sinonim i vlerave të demokracisë e drejtësisë dhe njohurive të ligjshmërisë dhe kushtetushmërisë së shtetit të Kosovës.
Shoqërisë civile i falenderohem përjetësisht që mbrojti dhe kultivoj drejtësinë deri në fund.
Shoqërisë tonë civile duhet t’ia ketë lakmi edhe shteti me demokracinë më të avansuar në botë!
Kosova jonë ka me çka të mburret.
Nga ana ime ju premtoj dhe zotohem para jush që mishërisht do të angazhohem në Kuvendin e Republikës të Kosovës për avansimin e ligjëshmërisë për rrjedhat e ardhshme të shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë.
Zoti i bekoftë mediat e Kosovës! Zoti e bekoftë shoqërinë tonë civile! Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës!

Baby Boo