REAGIMI I ASHPËR I NAIM MALOKUT: S’KA ME PAS BIR NANE QE KA ME NËNSHKRU MARRËVESHJE PA RAMUSH HARADINAJN


Ish- eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, ka reaguar ashpër pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se “nëse dikush mendon që me largimin e Ramushit mund të arrihet me lehtë marrëveshja me Serbinë, e ka shumë gabim”.

“Nuk ka me pas bir nane që ka me nënshkru marrëveshje pa Ramush Haradinajn”, ka shkruar Maloku në llogarinë e tij në Facebook.

“Me aktin e doreheqjes sot, dhe me vijat e qarta qe i qiti per te ardhmen e vendit, i mbylli te gjitha mundesite e kalkulimeve në dëm të Kosovës. Mbane mend!”, ka përfunduar Maloku, i cili së voni qe emëruar këshilltar i Haradinajt.

Baby Boo